Adnan Xholi, një nga katër kandidatët për kreun e ri të Prokurorisë së Posaccmem po paraqet në mbekldhjen e KLP platformën e tij

Si dhe ka bërë një përmbledhje të eksperiencave të tij profesionale dhe rastet specifike të rënda që janë hetuar

“Dy çështjet e tjera kanë të bëjnë me rrëmbimet e biznesmenëve në qytetion e Gjirokastës. Dy grupet kriminale rrëmbyen dy biznesmenë, dhe i mbajtën peng për 9-18 ditë, ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike duke i detyruan të hapnin edhe varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuar, shuma të kërkuara fillimisht ishin 100 milion dhrami dhe arritën të merrnin nga 20-25 mln dhrami, që me vlerën e sotme shkon 80-100 mijë euro. Gjatë kohës që isha drejtues janë rikthyer hetime në vitet 1997, janë identifikuar autorët dhe mbledhur provat. Ka pasur dënim penal dhe pasuror.

Kam përfaqësuar 2 ngjarje të rënda të ‘97 Masakra e Cërrikut dhe Qafë Gjashtës. Identifikuam në rastin e dytë 9 të pandehur për vrasjen e 6 oficerëve të policisë dhe Gardës dhe plagosja e 16 të tjerëve , ndërsa në rastin tjetër vrasjen e 1 oficerë të lartë, rrëmbimi I 2 të tjerëve dhe tentative e vrasjes së disa të tjerëve. Tashmë janë dënuar më burgim të përjetshëm”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb