Disa çiklistë mbetën të lënduar nga një përplasje që ndodhi gjatë garës që ata po zhvillonin në Vlorë.

Sipas burimeve dy prej tyre aktualisht raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Të plagosurit që ndodhen në gjendje kritike për jetën pritet që të transportohen me helikopter drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Sipas informacioneve çiklistët u përplasën me njëri-tjetrin teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni në aksin Vlorë- Himarë-Llogara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: