Bashkimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në një formacion të vetëm politik, e ka çuar në 37 numrin e demokratëve pjesë të këtij grupi, të cilët së bashku me aleatët bëhen 41 vota në parlament. Në takimin përbashkues në selinë e Rithemelimit munguan Jorida Tabaku, Ferdinand Xhaferraj, Emilia Koliqi dhe Ilda Dhori. Këto 2 të fundit thanë për News24 se munguan për arsye personale, por e mbështesin bashkimin e grupit. Tani pritet të kuptohet se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët Tabaku e Xhaferaj.

Bashkimi i demokratëve të Berishës e Bardhit duket se ka ndikuar edhe tek deputetet e Lulzim Bashës, të cilët tashmë janë në minorancë, përballë numrit të deputetëve të Rithemelimit. Burime për News24 konfirmojnë se aktualisht janë duke u zhvilluar negociata më të paktën 2 deputetë të Lulzim Bashës, për t’iu bashkuar shumicës. Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët me të lartë të Rithemelimit, te cilët nuk publikojnë ende emrat e 2 deputetëve për shkak se negociatat janë duke vijuar ende.

Aktualisht Lulzim Basha ka mbështetjen e 10 deputeteve. Dhe ikja prej tij e 2 deputetëve do e çonte numrin e mbështetësve të tij në 8. Deputetët mbështetës të Lulzim Bashës janë: Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Kreshnik Collaku, Oriola Pampuri, Merita Bakiu, Andia Ulliri, Arbi Agalliu, Eralda Tase Bano, Selaudin Jakupllari, Ori Nebiaj dhe ata që po negociojnë janë pikërisht në mesin e këtyre emrave.

Arsyet për të cilat do të mbahet protesta e 20 shkurtit:

Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë. Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: