Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosje të dyfishtë mesditën e kësaj të diele në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se sipas burimeve nga Policia e Durrësit, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy familjeve që jetojnë pranë njëra-tjetrës. Si pasojë e konfliktit, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit kanë mbërritur dy persona të plagosur – njëri me plagë të marra nga goditje me thikë, ndërsa tjetri është lënduar me sende të forta.
Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet janë në vijim për të sqaruar dinamikën dhe për të vënë përpara drejtësisë personin përgjegjës.
