Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga protesta e pedagogëve dhe studentëve, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë se po u përgjigjet kërkesave të studentëve me propagandë dhe kërcënime. Zhupa solli në vëmendje edhe dëshminë e një pensionisteje, e cila tregoi se dy fëmijët e saj ekselentë kishin marrë nga Rama vetëm një libër dhe një krehër, ndërsa ajo vazhdonte të punonte edhe pas daljes në pension, pasi nuk ia dilte dot ekonomikisht. Sipas Zhupës, kjo dëshmi pasqyron realitetin e vështirë me të cilin përballen shumë familje shqiptare. Ajo theksoi se studentët nuk besojnë më premtimet dhe propagandën e kryeministrit, ndërsa përsëriti thirrjen e saj: “Edi Rama, jep dorëheqjen! Propaganda jote nuk pi më ujë.”

Reagimi Ina Zhupës:

Dy fëmijët e mi ekselentë morën nga Edi Rama vetëm një libër dhe një krëhër, kjo ishte dëshmia e një zonje që në pension vazhdonte punonte sepse nuk ia dilte dot. Nesër do të jetë në protestën kombëtare të studentëve për t’i mbështetur ata, sepse më shumë se kushdo tjetër e di se çfarë është të jetosh nën Edi Ramën.

Edi Rama e ka humbur lidhjen me realitetin. Ai kërcënon studentët se nuk do të përdorin trenin, se nuk do të hipin dot në aeroportin e Vlorës dhe në aeroportin e Kukësit, se nuk do të hyjnë dot në mensat falas të universiteteve, se nuk do të shkojnë dot në kampusin universitar, se nuk do të gëzojnë dot shëndetësinë falas e të tjera si këto. Që nëse do të ishin të vërteta, ndoshta studentët nuk do të ishin duke protestuar.

Edi Rama u ofron të njëjtin film propagande: dorëheqjen e drejtorëve, të cilët i ka dorëhequr nja 14 herë deri tani, për t’i mbajtur të njëjtët në të njëjtat vende.

Dhe ky është një film i parë, të cilin studentët nuk e shikojnë dot më, ashtu siç nuk e shikojnë dot më Edi Ramën si kryeministër, duke shkatërruar Shqipërinë.

Edi Rama, jep dorëheqjen! Propaganda jote nuk pi më ujë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb