Futbollisti me origjinë shqiptare, Valmir Matoshi po vazhdon shkëlqimin në Superligën e Zvicrës me fanellën e Thun.

Ai realizoi dy gola brenda vetëm një minute ndaj Lausane-Sport. Fillimisht, mesfushori përfitoi nga asistimi i Burki dhe me një goditje të fuqishme shënoi për ta zhbllokuar rezultatin ne minutën e 20-të.

Kurse, në aksionin tjetër u gjend i harruar te zona kundërshtare dhe nuk gaboi përballë portierit duke dyfishuar shifrat.

Matoshi kësisoj shkon në kuotën e katër golave në elitën e futbollit zviceran, ndërsa ka të kontribuar edhe një asistim në proces.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb