Duke parë rivalët e mundshëm që Tirana kishte në shortin e Champions League, bardheblutë ishin me fat që “peshkuan” Dudelange, kampionët e Luksemburgut

Dudelange ka një eksperiencë të madhe në kupat e Evropës dhe kulmin e ka me pjesëmarrjen dy herë në grupet e Europa League, duke u ndeshur dy herë me Milan.

Por kjo skuadër ka një vlerë totale prej 2.3 milionë eurosh në transfermarkt, ndërsa vlera e kartonit të Taulant Seferit i vendosur nga Halili është 1.5 milionë euro.

Pra, kemi thuajse një barazim të vlerës të gjithë ekipit kundërshtar me një lojtar, ndërsa Tirana vlen në total 6.3 milionë euro sipas Transfermarkt.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb