Punonjësit në përfaqësinë e McLaren në Boston u përballën me një pamje shumë të pakëndshme kur mbërritën në punë.

Dy Lamborghini shumë të shtrenjta dhe të rralla ishin hequr nga garazhi i dyqanit pa e vënë re askush. Pasi thirrën policinë, personat e koncesionerit iu drejtuan kamerave të sigurisë dhe aty gjetën zgjidhje pyetjeve të tyre.

Në orët e para të një dite më parë, dy grabitës iu afruan makinave të pashqetësuar, hynë si zotërinj dhe u larguan në pak sekonda. Një video e publikuar tregon një burrë që i afrohet makinës. Lamborghini Huracan zhbllokohet aq shpejt nga hajduti sa duket sikur ai kishte çelësin e makinës. Më pas ulet në sediljen e shoferit dhe del nga garazhi si një zotëri.

Sigurisht e çuditshmja e rastit është se si është e mundur që grabitësi të hapë makinën sikur të kishte çelësin. Policia ende nuk e ka zbardhur rastin, por ka shumë gjasa që të jetë përdorur ndonjë pajisje elektronike apo çelës që thjesht hapin dhe ndezin makinën.

Një tjetër skenar është se grabitësit kanë vizituar koncesionarin pak ditë më parë dhe duke u shtirur si klientë, kanë marrë në dorë çelësat të cilët në njëfarë mënyre kanë arritur t’i kopjojnë. Gjithsesi Huracan dhe Urus u zhdukën dhe askush nuk e di ende se çfarë ndodhi me to.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb