Me shumicë votash nga publiku, Gerti la shtëpinë e Big Brother, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Ai ishte në televotim me Lorencin, Qetsorin, Efin dhe Kiarën.
Menjëherë pasi Arbana komunikoi se ai ishte i eliminuar, një tjetër konkurrent vendosi të largohej.
Bëhet fjalë për këngëtarin Florenc Hasrama. Lorenci shprehu dëshirën për të lërë shtëpinë e Big Brother. Ai tha se nuk ndihet mirë dhe ka vendosur të dalë.
Lorenci: Një pjesë e madhe e banorëve ma kanë bërë mbarë qëndrimin këtu. Big Brother edhe pse e them me shpirt që është një nga gjërat më të bukura në jetën time, por është edhe një sfidë e madhe. Nuk po ndihem mirë. Zgjohem çdo ditë me idenë që, hë a po zgjohem në shtëpi… Ndonjëherë mendoj që i bezdis banorët këtu brenda. Me gabimet e mia, besoj se kam qenë mirë në këtë lojë. Ndoshta mund të zhgënjej shumë njerëz me këtë vendim. Unë e di që po ta ndaj me dikë këtu brenda, do më thotë “Mos”. Por, nuk e shoh veten fitues dhe nuk kam hyrë me këtë qëllim. Kam hyrë me qëllimin që të kaloj mirë dhe t’i jap vetes një spunto. Ka ditë që nuk jam mirë. Kam ditë që e kam menduar. E kam shprehur edhe në dhomën e rrëfimit.