Një profesor italian, Michele D’Angelo, 44 vjeç, biolog në Universitetin e Aquila dhe shkencëtar me famë ndërkombëtare, prej dy muajsh ndodhet në burgun e Fierit. Shkak është bërë përfshirja në një aksidenti rrugor më 8 gusht në aksin Levan–Fier. Ai akuzohet nga autoritetet shqiptare për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe braktisje të mjetit.

Rasti ka shqetësuar deputetët italianë, ku Luciano D’Alfonso ka ndërhyrë drejtpërdrejt te presidenti Bajram Begaj duke kërkuar lirimin dhe kthimin e profesorit në Itali. Mediat italiane raportojnë se incidenti ndodhi kur një tjetër makinë, që ecte me shpejtësi, humbi kontrollin dhe përplasi automjetin e profesorit, i cili sipas dëshmitarëve po lëvizte me 40 km/h.

Universiteti dhe parlamentarët italianë e konsiderojnë burgosjen masë joproporcionale, ndërsa kërkojnë zgjidhje të shpejtë.

 900 0 1758880591x552674270 2471473413250266 5460142742407600119 N 381
900 0 1758880591×552674270 2471473413250266 5460142742407600119 N 381

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb