Deputeti i Partisë Socialiste, Agron Çela ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas rreth dy orësh. Duke dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat, Çela tha se nuk kishte dijeni për dosjen CEZ-DIA

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

Mësohet gjithashtu se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: