Si kurrë më parë në histori, Shqipëria siguroi një biletë për në Evropian si kokë grupi, jo vetëm kaq, por Sulvinho solli një filozofi të ri, një ekip shumë sulmues. Kuqezinjtë e mbyllën Grupin E me 12 gola të shënuar, për më tepër gola fantastik. Në 5 nga 8 ndeshjet e këtij grupi, yjet kuqezi e panë vetën mes golave më të bukur, madje 2 herë Jasir Asani dhe një herë Kristjan Asllani u vlerësuan si golat më të bukur të raundit. Në përfundim të fazës kualifikuese, përpara hedhjes së shortit, faqja zyrtare e UEFA-s ka hapur një tjetër votim, këtë herë për të vendosur golin më të bukur në të gjithë fazën kualifikuese.

Nga 10 golat e përzgjedhur, dy prej tyre janë gola kuqezi. Në këtë votim nuk mund të mungonte perla e Jasir Asanit përballë Polonisë, ai gol i çmendur është përzgjedhur mes golave më të bukur. Perla tjetër kuqezi e përzgjedhur është ajo e Kristjan Asllanit, goli i tij kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e parë kundër ishullorëve. Në këtë garë, Asani dhe Asllani kanë dhe rivalë të mëdhenj si Kylian Mbappe të Francës dhe Saka të Anglisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb