Ambasada e Izraelit në Shtetet e Bashkuara ka bërë publike fotografitë dhe emrat e dy personave që humbën jetën në sulmin e armatosur të ndodhur në Uashington. Viktimat janë identifikuar si Yaron dhe Sarah, të cilët, sipas ambasadës, ishin jo vetëm kolegë por edhe miq të afërt me stafin diplomatik.

Në një postim në platformën X, ambasada shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e dy bashkëpunëtorëve të saj: “Të gjithë në ambasadë jemi të tronditur dhe me zemër të thyer nga lajmi tragjik. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë thellësinë e dhimbjes dhe tronditjes sonë. Jemi pranë familjeve të tyre dhe do t’i mbështesim në çdo hap gjatë kësaj periudhe të errët.”

Izraelit2
Izraelit2

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar gjatë një aktiviteti në Muzeun Kombëtar Hebraik në Uashington, ku një 30-vjeçar nga Çikago hapi zjarr mbi pjesëmarrësit. Sulmi rezultoi fatal për dy punonjës të ambasadës izraelite, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: