Ditë lamtumirash te Atletico Madrid. Pas njoftimit të largimit të Reinildos, edhe César Azpilicueta i jep lamtumirën Los Colchoneros.

Klubi spanjoll ka zyrtarizuar “divorcin” me këtë të fundit, i cili largohet nga kryeqyteti pas dy sezonesh dhe 54 paraqitjeve gjithsej.

Atletico përshendeti lojtarin me një mesazh mirënjohjeje: “Faleminderit shumë, César, për angazhimin dhe lidershipin tënd gjatë udhëtimit tënd me fanellën e Rojiblancas. Urimet tona më të mira për sfidat e tua të ardhshme”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb