Nëna e Luiz Ejllit, banorit të Big Brother Vip Albania është shprehur se e rëndësishme për të është shëndeti i djalit të saj.

Në një intervistë të dhënë për mediat, dy shokët e Luizit kanë treguar lidhur me komunikimin që kanë pasur me nënën e tij dhe shqetësimin që u ka shprehur.

“Me mamanë e vet flas shpesh, është njeri shumë i ftohtë. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dali mirë e shëndosh thotë, mi thuaj nona të ndjek, ka mbesat që e ndjekin. Unë mundohem ti them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dali mirë me shëndet”, tha ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb