Dy vëllezër britanikë, 11 dhe 13 vjeç, humbën jetën nga mbytja në det pranë plazhit Llarga në Salou, Spanjë.
Babai i tyre u shpëtua. Ngjarja ndodhi në kushte të vështira detare dhe plazhi ishte nën flamurin e verdhë, që paralajmëron kujdes.
Autoritetet spanjolle konfirmuan se numri i viktimave në plazhet katalanase këtë sezon është rritur në 16. Ministria britanike e Jashtme po ndihmon familjen dhe është në kontakt me autoritetet lokale.
(Balkanweb)
