Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Çorrush, Mallakastër, ku dy të moshuar janë gjetur të pajetë në banesë.

Blutë bëjnë me dije se dy të moshuarit ishin vëllezër.

Viktimat janë identifikuar si Sabri dhe Novrus Velaj ndërsa dyshohet se ngjarja nuk ka prapavijë kriminale.

Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë asfiksimi nga tymi i sobës.

Dy vëllezërit jetonin të vetëm.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb