Një sulm me dron rus në Zaporizhia, një qytet në Ukrainën juglindore , vrau dy të rinj dhe plagosi të paktën 11 të tjerë, thanë autoritetet të martën në mbrëmje.
“Dy persona u vranë: një djalë 18-vjeçar dhe një vajzë e re”, tha guvernatori rajonal i Zaporizhias, Ivan Fedorov, në Telegram.
Pamjet e publikuara nga shërbimet e emergjencës ukrainase tregojnë dy trupa të shtrirë përtokë dhe automjete të djegura në vendin e sulmit.
“Njëmbëdhjetë persona, përfshirë tre fëmijë, kërkuan trajtim mjekësor”, shtoi z. Fedorov.
Kryeministrja ukrainase Yulia Svirydenko foli gjithashtu nëpërmjet X për një “sulm ndaj civilëve”, “vrasje masive” dhe “gjenocid”.
Zaporizhia është midis katër rajoneve ukrainase – tre të tjerat janë Donetsku, Luhansku dhe Khersoni – që Rusia njoftoi se i kishte aneksuar në shtator 2022, tetë muaj pasi ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas.
Forcat ruse kanë nisur sulme ajrore në territorin ukrainas pothuajse çdo natë duke përdorur dronë dhe raketa, kryesisht duke synuar infrastrukturën energjetike, ndërsa afrohet përvjetori i katërt i shpërthimit të luftës.
