WELLINGTON- Dy persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7,8 ballë që goditi Zelandën e Re. Lëkundje të forta u regjistruan në të gjithë territorin e vendit, tërmeti i parë u shënua të hënën në 00:02 sipas orës lokale (të dielën ora 11:02 GMT), duke goditur rajonet e ishullit jugor.
“Epiqendra e tërmetit u lokaliazua rreth 23 kilometra në thellësi, në afërsi të Kaikoura-s, një njësi administrative me rreth 2.000 banorë afërsisht 90 kilometra në veri të Christchurch, qyteti ku një tërmet me Magnitudë 6,3 ballë shkaktoi 185 të vdekur në shkurt të 2011”, sipas Istitutit amerikan të Gjeologjisë (USGS).
Bilanci në dëme e në viktima një ditë më parë ishte shumë më i ulët, kryesisht pasi epiqendra ishte lokalizuar në një zonë rurale relativisht e distancuar nga qendrat urbane madje tërmeti ishte shumë më në thellësi se në vitin 2011.
(ed.me/BalkanWeb)
