Të paktën dy persona humbën jetën pas sulmeve ajrore izraelite në uzinën e çimentos Bajel në Jemenin perëndimor, tha kanali televiziv Al Masirah i kontrolluar nga Huthitë.
Sipas kanalit, dyzet e dy persona të tjerë u plagosën.
Izraeli kreu një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave të rebelëve Huthi në Jemen, duke përfshirë portin e Hodeidës dhe fabrikën e çimentos Bajel, të hënën në mbrëmje. Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në këtë operacion izraelit kundër rebelëve Huthi, tha kanali televiziv Al Arabiya me seli në Arabinë Saudite, duke cituar një zyrtar të Pentagonit.
Një raketë e rebelëve Huthi shpërtheu pranë aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Avivit më 4 maj, duke lënë katër persona të plagosur. Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se nuk kishin arritur ta kapnin raketën, pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta bërë këtë.
Huthitët morën përgjegjësinë për sulmin me raketa. Sipas zëdhënësit të Huthit, Yahya Saree, aeroporti u sulmua me përdorimin e një “rakete balistike hipersonike”. Pas sulmit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi për masa hakmarrëse.
(A.A/BalkanWeb)