Shkrimtari, studiuesi e poeti Moikom Zeqo është përkujtuar në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta në një konferencë nga Akademia shqiptare e Arteve dhe Shkencave. Ksenofon Krisafi u ndal te mënjanimi i tij në dy kohë.

Pëllumb Xhufi ndalet te natyra e tij poliedrike. Miku i tij i hershëm ndan detaje nga natyra e tij.

Moikom Zeqo numëron një sërë titujt studimorë, në lami të ndryshme. Ai ka qenë drejtues i Muzeut Kombëtar, arkeolog e politikan që u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë duke lënë pas një trashëgimi të vyer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb