Paulo Dybala është gjithnjë e më larg Romës. Ai ka shënuar vetëm një gol në kampionat dhe forma nuk ka qenë aq e mirë, kjo për shkak dëmtimesh.
Në Argjentinë shkruajnë se së fundmi ka patur interes nga Boca Juniors për sulmuesin.
Dybala fiton rreth 8 milionë euro në sezon në Romë dhe një largim i mundshëm gjatë afatit kalimtar të dimrit, madje edhe falas, do të rezultonte në një kursim neto prej 4 milionë eurosh për italianët.
Marrëveshja nuk duket e lehtë pasi Dybala do të duhej të hiqte dorë nga një pjesë e pagës së tij për të lehtësuar kalimin në Bombonera.
