Duket si një odise pa fund ajo e Paulo Dybala, i cili pikërisht në javën më të bukur të jetës së tij private, të shënuar nga lindja e fëmijës së parë, po përballet sërish me një tjetër goditje nga fati.

Gjatë stërvitjes së djeshme në mëngjes mjaftuan vetëm dhjetë minuta që “Joya” të ndiente përsëri atë dhimbje në gjurin e majtë që po e mundon që nga ndeshja e fundit të janarit kundër Milan, duke e detyruar të dorëzohet dhe të largohet nga fusha mes zhgënjimit të përgjithshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, mes terapive specifike, inflamacioni nuk po qetësohet, duke e bërë të pavlefshme edhe grumbullimin simbolik të së dielës së kaluar dhe duke detyruar stafin mjekësor të mendojë për zgjidhje më drastike.

Ditën e sotme argjentinasi iu nënshtrua një operacioni në gju, ndërsa parashikohet që ai të qëndrojë jashtë fushave për dy-tre javë dhe të rikthehet pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb