Rinovimi i Paulo Dybala mbetet një çështje e hapur në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Përtej dëshirës të palëve, rinovimi ende nuk ka ardhur, kjo për disa arsye, duke nisur nga kriza financiare që ka sjell COVID-19, forma jo e mirë e argjentinas por dhe agjenti i tij, ky i fundit është shkarkuar nga argjentinasi, një lëvizje kjo që sipas mediave italiane afron më shumë Dybala me Juven. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Dybala ka mbyllur bashkëpunimin me agjentin e tij, ka angazhuar një figurë të re me një mision të parë dhe primar, të negociojë me Andre Agnelli për të rinovuar kontratën. Edhe në këtë rast, rinovimi mund të pres, pasi diskutimet do të rinisin pas mbylljes së merkatos së dimrit.

Dybala
Dybala

Si Juve ashtu edhe Dybala kanë prioritete të tjera në këtë pikë, argjentinasi kërkon të rikthehet sa më shpejt në fushë për të vërtetuar se sa vlen, në një vit shumë të vështirë për të në aspektin personal. Gjithnjë sipas mediave italiane, Dybala pritet të rikthehet më 10 shkurt për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë kundër Napoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb