Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se dyfishimi i akcizës mbi birrën vendase ja doli të godasë prodhimin shqiptar.

Sipas tij pas shumë kundërshtish dhe paralajmërimesh, pas hedhjes poshtë të amendamentit tonë në nëntor 2022 për mos-rritjen e akcizës së birrës prodhim vendas, pas insistimit dhe forcës së kartonit të dhunshëm qeveritar, që prej 1 janarit 2023 akciza për birrën shqiptare u dyfishua, duke u trajtuar tashmë njësoj me birrat e importit.

Ai shtoi se që nga ai moment disa subjekte shqiptare falimentojnë, fillon rënia e prodhimit dhe shitjes së birrës vendase, ndërkohë që rritet ndjeshëm importi i birrave prodhim i huaj.

Teliti shtoi se qeveria për të disatën herë, njësoj si me produktet bujqësore e blegtorale, ndërmorri politika “anti-produkt shqiptar”, duke e goditur prodhimin vendas e duke favorizuar disa “miq importues”.

Reagimi i plotë:

Dyfishimi i akcizës mbi birrën vendase ja doli të godasë prodhimin shqiptar. Lulëzoi importi i “miqve”.
Për kujtesë: Pas shumë kundërshtish dhe paralajmërimesh, pas hedhjes poshtë të amendamentit tonë në nëntor 2022 për mos-rritjen e akcizës së birrës prodhim vendas, pas insistimit dhe forcës së kartonit të dhunshëm qeveritar, që prej 1 janarit 2023 akciza për birrën shqiptare u dyfishua, duke u trajtuar tashmë njësoj me birrat e importit.

Fakt 1: Që nga ai moment, disa subjekte shqiptare falimentojnë, fillon rënia e prodhimit dhe shitjes së birrës vendase, ndërkohë që rritet ndjeshëm importi i birrave prodhim i huaj.
Fakt 2: Ndërkohë që deri 1 janar 2023 tregu dhe shitjet dominoheshin nga prodhimi vendas shqiptar, tashmë 60% e tregut dhe shitjeve janë prodhim importi, me trend që vazhdon e rritet muaj pas muaji.

Përfundimi i hidhur: qeveria për të disatën herë, njësoj si me produktet bujqësore e blegtorale, ndërmorri politika “anti-produkt shqiptar”, duke e goditur prodhimin vendas e duke favorizuar disa “miq importues”.
Mjaft me këto politika klienteliste, mjaft u godit sipërmarrja shqiptare.
Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesën e drejtë të Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkolike Vendase, duke shfuqizuar dyfishimin e akcizës Rama mbi birrën shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb