TIRANE

E ftuar në programin Vila24 ekspertja e arsimit Irida Xhura solli në vëmendje një shqetësim të shumë prindërve, dygjuhësia te fëmijët!
“Njohja e një gjuhe të re, përveç gjuhës amë, të hap horizontet drejt një kulture tjetër.

Gjuhët e huaja jo vetëm përmirësojnë aftësitë gjuhësore, lehtësojnë komunikimin me të huajt, shtojnë mundësinë e punësimit etj., por edhe të ofrojnë mundësinë e të qenit qytetar i botës.

Në këtë këndvështrim përvetësimi i një apo më shumë gjuhëve të huaja konsiderohet pasuri, por le të ndalemi pak te edukimi dygjuhësor që po marrin shumë fëmijë në shkollat tona. Sa po i kushton ai gjuhës shqipe?

Shqipëria është një vend i vogël, i begatë, por i konsideruar i pasigurt për të ardhmen nga të rinjtë, së paku në 20-vjeçarin e fundit. Për shkak të viteve të gjata në tranzicion, zhgënjimit nga mungesa e meritokracisë, pagat e ulëta etj. të rinjtë priren ta projektojnë jetën e tyre jashtë trojeve dhe duket se studimi në shkollat me kurrikul ndërkombëtare është mundësia e artë. Këto shkolla janë pasaporta për t’u larguar nga atdheu”- tha Xhura për NEWS24!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb