Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma.
Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se celulri është sekuestruar si pjesë e një hetimi në lidhje me dyshimet për korrupsion gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Dyshohet se numri dy i Bashkisë së Pukës ka ofruar shpërblime dhe përfitime në këmbim të votave.
(BalkanWeb)
