Në Spanjë, Myrto Uzuni është kthyer në kryefjalë, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave iberike, kjo fal dhe rendimentin të tij fantastik. Uzuni është kthyer ne liderin e ri të Granada-s, me golat e tij po udhëheq ekipin në garën për tu rikthyer në La Liga.

Me 15 gola, Uzuni është golashënuesi më i mirë në La Liga 2, së bashku me Callejon kanë krijuar një dyshe perfekte, 19 gola në total, të dy së bashku kanë marrë pjesë në 28 nga 30 golat që ka shënuar Granada.

As
As

E përditshmja spanjolle AS i ka kushtuar një tjetër artikull këtë të premte Uzunit, duke u ndalur ndër të tjera edhe te vlera e tij e kartonit. AS shkruan se Uzuni ka një klauzolë largimi prej 25 milionë euro nëse Granada rikthehet në La Liga. Pavarësisht shifër së lartë, ofertat për Uzunin nuk mungojnë, në listë së fundmi është futur edhe Valencia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: