Pesë oficerë policie dhe një efektiv i RENEA-s, dyshohen për përfshirje në baste sportive të paligjshme.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj këtyre personave janë vendosur masa sigurie. Tre prej oficerëve janë lënë në masën arrest shtëpie, ndërsa për dy të tjerët është vendosur masa ndalim për të dalë jashtë vendit.
Burime bëjnë me dije se hetimet janë në vijim dhe priten detaje të tjera lidhur edhe me identitetin e efektivëve.
