Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës (IMT), Rigers Sheqeri.
Ai akuzohet për abuzim me lejet e ndërtimit.
Gjykata e dha vendimin me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo. Ndërkohë vijojnë hetimet për një skemë të dyshuar abuzimi me lejet dhe ndërtimet në Tiranë.
