Policia e Elbasanit ka gjetur dhe ka sekuestruar një automjet të vjedhur që dyshohet se do të përdorej për kryerjen e një ngjarjeje kriminale.

Mësohet se pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një automjet i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” mund t’i shërbente ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan shkuan në zonë, për të kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe më tej ato hetimore.

Policia kreu kontrollet në brendësi të automjetit, ku nuk u gjetën sende të kundërligjshme, por nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky automjet tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, shtetasi B. R..

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Inteligjencë policore dhe kontrolle 24/7, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Gjendet dhe sekuestrohet një automjet i vjedhur, i cili dyshohet se do të përdorej për ngjarje kriminale.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një automjet i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” mund t’i shërbente ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan shkuan në zonë, për të kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe më tej ato hetimore.

Shërbimet e Policisë kryen kontrollet në brendësi të automjetit, ku nuk u gjetën sende të kundërligjshme, por nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky automjet tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, shtetasi B. R..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët e vjedhjes si dhe për të provuar ligjërisht qëllimin e përdorimit të këtij automjeti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb