Një 59-vjeçar nga fshati Melgushë është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Vaut të Dejësit.

Ai dyshohet se ka ndezur qëllimisht një sipërfaqe toke me ferra dhe barishte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën rurale të Melgushës. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. L., 59 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi dyshohet si autor i djegies me zjarr të një sipërfaqeje toke me ferra dhe barishte, në fshatin Melgushë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: