Ekzekutimi i tre personave në mbikalimin e Fushë Krujës, ka sjellë edhe një herë në vëmendje vrasjen e ish-efektivit Xhelal Reçi në nëntor të vitit 2021.

Kjo pasi një nga të dyshuarit për vrasjen e Reçit, është pikërisht një nga viktimat e atentatit që tronditi vendin vetëm pak ditë më parë, Brilant Martinaj.

Në videon e bërë publike vetëm ditën e sotme, shihet se si një automjet tip Toyota afrohet pranë ish-policit, ndërsa nga kjo makinë zbresin dy vrasësit e maskuar që qëllojnë mbi 60-vjeçarin.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se ishte ora 07:11 e mëngjesit, kur 60-vjeçari Reçi është vrarë.

Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në radhët e policisë.

Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka pasur të shkuar kriminale më parë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb