Mësuesi 60-vjeçar Madrid Sula ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku do të përballet sot me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Sula dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje 13-vjeçare, duke komunikuar në mënyrë të papërshtatshme me të miturën.

Sipas të dhënave të bëra publike, 13-vjeçarja, e cila mësohet se kishte shfaqur rëndesë psikologjike, i ka treguar fillimisht nënës dhe më pas babait për komunikimet që kishte pasur me mësuesin. Prindërit kanë bërë denoncimin pranë Policisë së Lushnjës.

Pas administrimit të mesazheve dhe kryerjes së verifikimeve, policia ka arrestuar 60-vjeçarin, ndërsa materialet e mbledhura i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme ligjore.

Madrid Sula do të dalë sot para trupit gjykues, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”.

Gjykata do të shqyrtojë kërkesat e palëve dhe provat e administruara në kuadër të procedimit penal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb