Dalin detaje të reja nga atentati me armë zjarri që tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm. Raportohet se Erogen Vaso, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç, 43 vjeç, është jo vetëm një nga të plagosurit në ngjarje, por dyshohet gjithashtu se ka qenë shënjestra kryesore e atentatit.
Ai është vëllai i Denis Bajrit (Bajroviç), i akuzuar për një sërë veprash të rënda kriminale dhe për momentin i arrestuar.

Për momentin, Vaso ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është raportuar si e stabilizuar.
Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa një vajzë 25-vjeçare u plagos lehtë. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar, Rakip Gila, një tjetër emër i njohur për drejtësinë, i cili rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2023 për mbajtje pa leje të armatimit dhe pajisjeve të përdorura nga grupet kriminale.
