Ilir Nishani, vëllai i ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani është dërguar për gjykim nga GJKKO për korrupsion.

Ai dyshohet të ketë marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Bashkë me të kaluan në gjykim dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjencie, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi.

Sipas prokurorisë së posaçme, në vitin 2020 tre zyrtarët e AKM kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekësh nga dy mjekët e Balloma e Boçi.

Kjo me qëllim të mos gjobiteshin për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të mjedisit nisi pas kallëzimit të mjekëve

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb