Moon Tae-il, ish-anëtar i grupit K-pop NCT, është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg për përfshirje në një përdhunim në grup.
Ai dhe dy persona të tjerë, të identifikuar vetëm si Lee dhe Hong, pranuan fajësinë për sulmin seksual ndaj një turisteje kineze. Ngjarja ndodhi pas një nate pijesh në lagjen Itaeuon të Seulit. Viktima ishte në gjendje të pavetëdijshme kur u abuzua në shtëpinë e njërit prej tyre.
Gjykata e klasifikoi krimin si “përdhunim i rënduar” dhe “përdhunim i pjesshëm” sipas ligjit korean. Megjithë seriozitetin e krimit, gjyqtari dha një dënim më të ulët se sa kërkuan prokurorët, duke përmendur mungesën e precedentëve penalë.
Të tre të dënuarit duhet të ndjekin një program trajtimi për autorët e dhunës seksuale. Taeil kishte lënë grupin NCT në vitin 2024 kur dolën akuzat, por pa u bërë publike hollësitë e rastit.
(Balkanweb)
