Një 61-vjeçar nga Lushnja ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se ka pirë fotoksinë.

“Pasditen e djeshme, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në banesën e tij në fshatin Dushk, shtetasi P. Sh., 61 vjeç. Ky shtetas është në spital, në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb