Të shtunën, në pistën sfiduese të Kupës së Botës në disiplinën Giant Slalom, skiatorja Lara Colturi u rendit në vendin e 23-të, në një garë të pazakontë dhe tejet të vështirë, e cila u ndërpre disa herë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Stuhia, era e fortë dhe shikueshmëria e ulët krijuan vështirësi të jashtëzakonshme, duke e bërë ritmin e garës të fragmentuar dhe presionin mbi sportistet më të madh. Megjithatë, Lara u rikthye në start pas çdo ndërprerjeje duke luftuar fort në çdo portë, ndërsa përfundoi garën mes 30 skiatoreve më të mira në botë një rezultat i vlefshëm për një sportiste vetëm 19-vjeçare, e cila po rritet garë pas gare.

Ndërkohë, Alice Robinson regjistroi kohën më të mirë dhe u shpall fituese e Giant Slalom-it.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb