E ardhmja e Karim Benzema nuk ka qenë asnjëherë një çështje te Real Madrid. Gjithsesi së fundmi, të shumtë kanë qenë zërat që e lidhin sulmuesin francez të Los Blancos me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite. Trajneri i Real-it, Carlo Ancelotti ka folur pikërisht për këtë temë, në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Ai është gati të luajë nesër dhe ka edhe një vit tjetër kontratë. Nuk kemi dyshime, do qëndrojë deri në fund të kontratës.”-tha Ancelotti. Benzema ka luajtur mbi 30 ndeshje me Realin këtë sezon, në të gjitha kompeticionet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: