Manchester United nuk ka ndërmend të shesë Bruno Fernandesin gjatë kësaj vere, pavarësisht interesimit dhe ofertave që mund të mbërrijnë për yllin portugez.

Sipas BBC, drejtuesit e klubit anglez nuk janë të gatshëm të negociojnë largimin e mesfushorit dhe e konsiderojnë atë pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës për sezonin e ri.

Vendimi i “Djajve të Kuq” vjen në një moment kur e ardhmja e mesfushorit është diskutuar gjerësisht. Megjithatë, Manchester United duket se ka vendosur të mos e vendosë Fernandesin në shitje, pavarësisht shumës që mund të ofrohet. Fernandes mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe një figurë qendrore në planet e klubit për të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb