Çfarëdo që të ndodhë, sot do të jetë të paktën një ditë e veçantë për Paulo Dybala, i cili do të rikthehet për t’u përballur me Juventusin si rival këtë mbrëmje në Olimpico. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë që skadon në vitin 2025 me Romën, me një klauzolë që do ta lejonte të largohej  për 12 milionë euro, por edhe një opsion rinovimi deri në vitin 2026, pra për një sezon tjetër.

Në verë për çështjen e të ardhmes, me siguri se do të ketë një takim mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të La Joya. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: