Pavarësisht interesimit të shprehur nga klube në SHBA, Arabinë Saudite dhe Turqi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, mbetet një xhevahir për ekipin korean.

Trajneri i skuadrës, Li Jung, është i vendosur të mbajë Asanin, duke e konsideruar një pjesë kyçe të projektit të ekipit për sezonin në vazhdim.

Lojtari ka dhënë kontribut të rëndësishëm me golat dhe paraqitjet e tij dinamike, dhe drejtuesit nuk janë të gatshëm të heqin dorë lehtë prej tij, pavarësisht ofertave konkrete nga jashtë. Vera pritet të jetë e nxehtë për Asanin, i cili prej kohësh e kërkon një skuadër të re. Kujtojmë që sezonin e kaluar, Asani pati probleme me klubin aktual.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb