Benfica  po bën përpjekje për të rikthyer Joao Felix. Lojtari i Chelseat është objektivi i madh i ekipit portugez dhe këta të fundit po përgatisin një ofertë për lojtarin.

Në fakt, te Benfica kanë arsye për të besuar për kryerjen e transferimit, pasi vetë lojtari dëshiron rikthimin.

Gjithsesi, nuk do jetë aspak mision i lehtë, pasi mbetet për t’u bindur Chelsea. Javët në vijim pritet të jenë vendimtare, me palët që synojnë të gjejnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb