Jorginho është një nga emrat e lakuar për t’u larguar nga Arsenali. Mesfushori i njohur kërkohet nga Fenerbahce, por si duket, transferimi nuk do të kryhet. Konfirmimi ka ardhur nga agjenti i lojtarit, Joao Santos.

“Jorginho është i fokusuar në Arsenal, në garën për titull të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Ai nuk do të shkojë në Fenerbahçe”,  – tha agjenti. Jorginho ka luajtur vetëm 14 ndeshje në sezonin që kaloi. 31-vjeçari ka luajtur disa vite në Serie A për Veronën dhe Napolin, para se të firmoste për Chelsean në Premier League.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: