Marash Kumbulla nuk do qëndrojë te Mallorca pas përfundimit të huazimit. Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe italiane, drejtuesit e Mallorcës kanë vendosur të mos aktivizojnë opsionin e blerjes së mbrojtësit shqiptar nga Roma, duke i dhënë fund periudhës të tij në ishull pas vetëm një sezoni.

Vendimi ka të bëjë me faktin se Kumbulla ka luajtur në vetëm 8 ndeshje, mes dëmtimeve dhe larg formës fizike. Kumbulla iu bashkua Mallorcës në verën e vitit 2025 në formë huazimi nga Roma, me një opsion blerjeje që varionte rreth 8 milionë euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: