Henrikh Mkhitaryan po ndihmon shumë Interin në këtë fillim sezoni, ku përveç golave, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në aspekte të tjera.

Mesfushori nga Armenia është në vitin e fundit të kontratës dhe natyrisht, te klubi zikaltër po mendojnë për një zgjidhje për këtë çështje. Drejtoi sportiv i Interit, Beppe Marotta u shpreh për mediat se klub do veprojë në kohën e duhur.

“Ne po vlerësojmë të gjitha zgjidhjet, nuk është koha për t’u thelluar me këto çështje. Do veprojmë në kohën e duhur, duke u nisur nga një koncept.Nëse një lojtar tregon se dëshiron të qëndrojë, atëherë për klubin bëhet më e lehtë për të vendosur”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: