Pavarësisht thashethemeve gjithnjë e në rritje, Neymar do qëndrojë te Santos. Për sulmuesin, ka folur së fundmi, presidenti i klubit brazilian, Marcelo Teixeira.

“Klubi është i përqendruar ekskluzivisht në ligë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me babanë e Neymar, por nuk ka pasur diskutime lidhur me një rinovim. Do ta vlerësojmë situatën në kohën e duhur.

“Neymar do të qëndrojë, kthimi i tij nuk është një projekt gjashtëmujor, por diçka që i afrohet Kupës së Botës të vitit të ardhshëm, si për Santosin ashtu edhe për Brazilin. Çështjet financiare dhe teknike do të analizohen në kohën e duhur” ka deklaruar Teixeira.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb