Rafa Leao mbetet një çështje e hapur në shtëpinë e Milanit. Ylli portugez ishte njeriu kryesor në titullin që kuqezinjtë fituan një vit më parë, por ky sezon nuk po shkon sipas parashikimeve.

Më shumë se sa për atë që po jep në fushë, Leao po lakohet në lidhje për të ardhmen e tij. Leao ka një kontratë që i skadon në 2024, ndërsa rinovimi i mundshëm po duket gjithnjë e më larg.

Leee
Leee

Milan i ofron një kontratë të re deri në 2027 dhe 6 milionë euro në sezon, por kjo ofertë me sa duket nuk bind përfaqësuesit e lojtarit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Leao nuk pranon ofertën e fundit, atëherë në përfundim të këtij sezoni do të nxirret në shitje, për të mos rrezikuar që më pas ta humbasin me parametra zero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: