Pulisic po luan sezonin e parë në Milano, teksa deri më tani ka zhvilluar 28 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 6 asiste. Babai i sulmuesit amerikan, në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se lojtari dëshiron qëndrimin në Milano.

“Ai e pëlqen Milanin, ka besimin e Piolit. Christian e do Milanin dhe dëshiron të qëndrojë . Ai gjithmonë luan dhe nuk zëvendësohet nga trajneri edhe nëse gjërat ndonjëherë nuk shkojë mirë”, – tha babai i futbollistit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: